Arrestohen dy person për tentim vrasje në Podujevë

Dy presona janë arrestuar në Podujevë, pasi kanë sulmuar tre të tjerë me mjete të forta duke ju shkaktuar lëndime trupore.

Lajme

21/02/2018 09:38

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti i ndodhur në rr. Gryka e Llapit, Podujevë, ka ardhur pas një mosmarrëveshje.

Polica këtë rast e ka cilësuar si tentim vrasje

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje, kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta tri viktima meshkuj K/Shqiptarë. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Lajmi.net/