Arrestohen 15 shqiptarë e 1 grek, akuzohen për 28 vjedhje

Një bandë shqiptarësh është shkatërruar gjatë ditës së sotme në një operacion të policisë greke në zonën e Atikës. Siç shkruan media greke, në pranga janë vënë 16 persona, 15 janë shqiptarë dhe 1 grek.

Lajme

18/05/2016 23:04

Të arrestuarit akuzohen pë vjedhje dhe plaçkitje të çifteve të moshuar. Mbi ta rëndojnë të paktën 28 vjedhje.

Një prej rasteve ka të bëjë me një grabitje e cila kishte përfunduar në vdekjen e një 84-vjeçari nga hemorragjia cerebrale.

Gjatë ndjekjes, njëri prej shqiptarëve kishte qëlluar edhe ndaj policisë. Policia tha se ka sekuestruar, armë, thika dhe sende të vjedhura, si bizhuteri, argjendurina etj.