Arrestime për ndërtimet pa leje në të gjithë vendin

Në kuadrin e aksionit policor kundër ndërtimeve pa leje, policia ka arrestuar disa persona në mbarë vendin.

Lajme

30/08/2017 09:46

8 ndërtime pa leje janë evidentuar gjatë 24 orëve të fundit në juridiksionin e Tiranës. Policia arrestoi 1 shtetas, procedoi në gjëndje të lirë 3 dhe shpalli në kërkim 2. I arrestuari quhet Flamur Miha, 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi në banesë është konstatuar duke kryer punime pa lejen përkatëse.

Janë proceduar në gjëndje të lirë për ndërtim të paligjshëm shtetasit : – H.F., 75 vjeç, A.H., 67 vjeç dhe Z.T., 63 vjeç. Janë shpallur në kërkim për ndërtim të paligjshëm shtetasit : – I.M., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi në banesë ka kryer punime pa lejen përkatëse. – U.A., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi në lokalin në pronësi të tij ka kryer punime pa lejen përkatëse. Po punohet për shoqërimin e shtetasve: A.O., 26 vjeç dhe A.C., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi në banesë kanë kryer punime pa lejen përkatëse.
Në Fier dhe Lushnje

Janë proceduar penalisht 5 persona për “Ndërtim të paligjshëm”.

V.M, 40 vjeç, banues në fshatin Kallm i Vogël, Fier, pasi u kap duke ndertuar në tokën në pronësi të tij një objekt pa leje.

K.B, 43 vjeç, banues në fshatin Kallm i Madh, Fier, pasi në tokën në pronësi të tij u kap duke  ndërtuar një objekt pa leje.

V.P, 34 vjeç, banues në lagjen “Liri Gero” Fier, pasi u kap duke ndëtuar në tokën në pronësi të tij  një objekt pa leje.

E.Sh, 23 vjeç, banues në  fshatin Ballagat, Lushnje, pasi u kap duke ndërtuar një objekt pa leje.

F.Sh, 58 vjeç, banues në fshatin Ballagat, Lushnje, pasi në fshatin Ballagat u kap duke ndërtuar një objekt pa leje përkatëse.

Peqin, Gramsh, Belsh

Në Komisariatin e Policisë Peqin, Gramsh dhe në Stacionin e Policisë Belsh u referuan materialet në Prokurori për proçedim në gjëndje të lire në ngarkim të shtetasve:

S.S., 62 vjeçe  banues në  fshatin Vashaj, pasi në këtë fshat u konstatua duke ndërtuar objekt (banesë) pa leje të organeve përkatëse.

DH.B., 46 vjeç në Gramsh, pasi në Lagjen “Sporti” u konstatua duke ndërtuar  kolona betoni në taracën e banesës pa leje përkatëse.

A.D., 47 vjeç banues në fshatin Qaf – Shkallë Belsh pasi në këtë fshat u konstatua duke ndërtuar katin e dytë të banesës pa leje të organeve përkatëse./Syri.net