Armeni: Protesta kundër zgjedhjes së Sarkisian në postin e kryeministrit – Lajmi.net
Armeni: Protesta kundër zgjedhjes së Sarkisian në postin e kryeministrit
Autori: Lajmi.net Bota 10:23, 16 April 2018
06f95723-2ca5-4289-8bbd-67f28d989841_w1023_r1_s
06f95723-2ca5-4289-8bbd-67f28d989841_w1023_r1_s
Aktivistët opozitarë kanë bllokuar disa rrugë në kryeqytetin armen, Jerevan. Ata po protestojnë kundër idesë që ish-presidenti Serzh Sarkisian të zgjidhet në postin e kryeministrit.

Aktivistët po ashtu kanë bllokuar qasjen në një urë dhe kanë bllokuar hyrjen e një stacioni të metrosë në qendër të qytetit për rreth 10 minuta.

Ligjvënësi opozitar, Nikola Pashinian, që po udhëheq këto protesta, më herët ka njoftuar se të gjitha rrugët në qendër të Jeravanit, sistemi i metrosë dhe disa ura do të bllokohen dhe u ka bërë thirrje “të gjithë qytetarëve” që të marshojnë drejt Parlamentit.

Policia ka njoftuar se tubimet janë të jashtëligjshme, pasi sipas autoriteteve, ato pengojnë të drejtën e qytetarëve për të lëvizur lirshëm, por policia ka thënë se nuk do të ndërhyjë në tubimet që po zhvillohen.

Mijëra persona kanë protestuar në Jerevan që prej 13 prillit, duke kundërshtuar ndryshimet kushtetutuese të miratuar në dhjetor të vitit 2015, që dobësojnë fuqitë e presidentit dhe forcojnë ato të kryeministrit.

Aktivistët opozitarë kanë thënë se këto ndryshime janë bërë për të lejiuar Sarkisian që të jetë në pushtet edhe pas përfundimit të dy mandateve të tij si president.

Partia Republikane, e cila është në pushtet në Armeni, ka nonimuar Serzh Sarkisian për postin e kryeministrit dhe ai pritet që më 17 prill të zgjidhet në këtë post nga Parlamenti.

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bubble Trouble
  • Play World Soccer Champion
  • Play Bow Master Japan
  • Play Bike Rivals