Ariana Grande vjen me këtë reagim pas refuzimit që i bëri ish-i

Ish i fejuari i Ariana Grande nuk ka pranuar të takohet me të.

ShowBiz

19/12/2018 09:09

Ish i fejuari i Ariana Grande, Pete Davidson ka befasuar të gjithë me mesazhin e fundit të cilin e fshiu më pas, shkruan lajmi.net.

Pete, në mënyrë të tërthortë ka paralajmëruar se do të bëjë vetëvrasje pasi nuk po mundet dot ta përballojë ndarjen nga Ariana.

“Nuk dua të jetoj më. Po përpiqem shumë, por s’e di sa mund të rezistoj. Thjesht kam dashur të ndihmoj të tjerët. Kini parasysh që ju paralajmërova”, ishin fjalët e tij dhe më pas e fshiu mesazhin.

Pas gjithë kësaj Ariana thuhet se ka tentuar të shkoj për ta takuar mirëpo Pete u kishte kërkuar sigurimit të ndërtesës që të mos e lejonin të futej brenda.

Mirëpo kjo nuk ka ndikuar fare në disponimin e Arianës e cila sapo ka ardhur me një reagim në Instagram.

‘’Unë vetëm dua të këndojë, kjo është e gjitha’’, ka shkruar ajo pranë postimit./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Brj6Jb_gm_H/