Arian Agushi me projekt të ri muzikor, e zbulon se kujt do t’ia dedikojë

Reperi Arian Agushi, Gold AG, po vjen edhe me një projekt të ri muzikor.

ShowBiz

24/02/2018 14:42

Këtë e bëri të ditur vetë ai nëpërmjet publikimit të një postimi nëpër rrjete sociale, shkruan lajmi.net

Kësaj here ai ka vendosur t’i këndojë Tropojës dhe këtë do ta bëjë me projekt muzikor kushtuar heroit, Tahir Sinani.

”Tropojë e ke radhën te kënga e re ‘Tahir Sinani”’, ka shkruar Goldi, reperi i cili njihet për projektet e suksesshme që i kushtohen heronjve dhe trojeve shqiptare.

Së fundmi ka publikur shumë të tilla dhe si duket nuk e ka ndërmend të ndalet./Lajmi.net/