Ardit Gjebrea reagon ndaj vendimit të FIFA-s: Shaqiri e Xhaka nuk e treguan gishtin e mesit

Ardit Gjebrea është këngëtar dhe moderator i dashur për publikun.

ShowBiz

24/06/2018 12:47

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ka reaguar për vendimin e FIFA-s, shkruan lajmi.net.

Bëhet fjalë për Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin, të cilët kanë festuar me simbolin e shqiponjës pas realizimit të golave për Zvicrën.

FIFA ka hapur procedim disiplinor për dy lojtarët, për të cilët mund të shqiptojë dënim për atë veprim.

Kjo gjë i është dukur absurde Arditit, i cili përmes një statusi në rrjete sociale ka raguar duke shkruar “FIFA?! ???
@shaqirixherdan & @granitxhaka nuk kanë treguar gishtin e mesit, por thjesht simbolin e një Shqiponje!
Nëse edhe FIFA nakatoset me prapambetjen e disa mendjeve të Ballkanit, mjerë Bota e Futbollit!
Megjithatë, faleminderit për publicitet! ?”. /Lajmi.net/