Apophis që kërcënon Tokën

Një asteroid me përmasat e një shtëpie do të kalojë shumë pranë Tokës këtë të premte dhe siç shpjeguan shkencëtarët e NASA-s, nuk ka asnjë rrezik përplasjeje.

Bota

13/10/2017 16:37

Përkundrazi, NASA thotë se episodi do t’i ndihmojë ata të testojnë sistemin e paralajmërimit nga asteroidët. Një rrjet global teleskopësh do të monitorojë afrimin e objektit të konsideruar mjaft interesant.

Megjithatë, nëpër forumet konspirative kanë nisur të qarkullojnë teoritë e fundit të botës, që e lidhin këtë asteroid me atë që njihet si “E premtja 13”, kur kalendari shënon datën “13” dhe dita është e premte.

Megjithatë, edhe në skenarin më të keq, pra nëse asteroidit TC4 i zbuluar në vitin 2012 do të përplasej në Tokë do të shkaktonte vetëm dëme të konsiderueshme dhe jo fundit e planetit.

Por, kërcënimi i vërtetë, sipas konspiracionistëve është asteroidi 99942 Apophis, që sipas tyre do të kalojë në një distancë poshtë satelitëve artificialë dhe me një gjerësi prej 320 metrash që ka, është i mjaftueshëm për të zhdukur atmosferën e Tokës.

Ajo që “bind” më shumë konspiracionistët është që sipas përllogaritjeve edhe ky asteroid do të kalojë për ditë të premte dhe po në datë 13, por të vitit 2029. /Lajmi.net/