Aplikacioni më i përdorur i mesazhave, kap shifra rekord

“WhatsApp”-i tani përdoret nga një miliard njerëz çdo muaj, bëhet e ditur nga “Facebook”-u, kompania që ka në pronësi aplikacionin.

Auto & Tek

03/02/2016 03:28

Platforma e shkëmbimit të mesazheve dhe thirrjeve tejkalon edhe vetë “Messenger”-in, i cili ka 800 milionë përdorues mujorë.

Sipas kompanisë, çdo ditë në “WhatsApp” shkëmbehen mesatarisht 42 miliardë mesazhe dhe 250 milionë video.

Megjithatë, aplikacioni i njohur ende vuan konkurrencën e rivalëve në tregje të caktuara. Për shembull, “WeChat”-i është mbizotërues në Kinë, kurse “Line” është i përhapur në Japoni dhe “Kakao Talk” në Korenë e Jugut.

“Facebook”-u e bleu aplikacionin për telefona më 19 shkurt 2014 për 19.3 miliardë dollarë. Para dy javësh, themeluesi Jan Koum njoftoi se “WhatsApp”-i do të heqë pagesën prej një dollar në vit, për të mos u krijuar probleme personave që nuk kanë një kartë krediti./Iliria