Angela Martini martohet ‘tinëz’ pastaj lajmin e publikon në rrjetet sociale

Modelja shqiptare me famë botërore Angela Martini është martuar mbrëmë me aktorin me prejardhje rumune Dragos Savulescu.

ShowBiz

12/12/2017 22:24

Ajo e ka bërë këtë të ditur përmes disa fotografive që ka postuar sonte në Instagram duke lënë të kuptohet se vendimi ka qenë fare spontan.

“Mbrëmë u martova me burrin e ëndërrave të mia!!! Jeta jonë është si një film, dhe ne kemi guximin ta jetojnë ashtu si duam” ka shkruar ajo. Ajo poashtu ka bërë të ditur se ceremonia e vogël është kryer në Las Vegas, shkruan sovrani.info.

Në fotografi Angela ka të veshur një fustan të zi të tejdukshëm sa i shihen brekët. Ky ‘fustan nusërie’ nuk po kalon pa u komentuar nga fansat dhe të tjerët.

anf