Anatoly Antonov emërohet ambasador i Rusisë në SHBA

Zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme, Anatoli Antonov u emërua sot ambasador i Rusisë në SHBA, njoftoi Kremlini në një kohë kur marrëdhëniet mes Moskës dhe Uashingtonit janë në nivelin më të ulët.

Bota

21/08/2017 18:06

“Anatoli Ivanovitch Antonov u emërua me një dekret presidencial ambasador i jashtëzakonshëm dhe i plotfuqishëm i Federatës së Rusisë në SHBA”, thuhet në komunikatë.

Konsideruar si një diplomat me eksperiencë dhe një negociator i ashpër, Antonov, 62 vjeç, do të zëvendësojë në këtë post Serguei Kisliak.

Ky i fundit u akuzua nga media amerikane se kishte kryer komplot për të lehtësuar ardhjen e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, pas zbulimit të takimeve të tij me këshilltarët e kandidatit republikan.

Anatoli Antonov, i cili flet rrjedhshëm gjuhën angleze dhe birmane sipas portretit të tij në faqen e internetit të diplomacisë ruse, ka qenë ish-ministër i Punëve të Jashtme që prej dhjetorit 2016.

Në vitet 2011 dhe 2016 ai ka qenë zëvendësministër i Mbrojtjes, pasi kishte drejtuar për shtatë vjet Departamentin e ngarkuar me çështjet e sigurisë dhe çarmatimit në Ministrinë e Punëve të Jashtme.