Analizat e ujit të Badovcit do të dalin në mbrëmje

Sot në mbrëmje Institutit i Shëndetit Publik do të dal me analizat e ujit në Liqenin r Badovcit, ku do të konstatohet nëse ky liqe është kontaminuar ose jo nga të arrestuarit në dyshim si pjesëtar të ISIS-it.

Lajme

11/07/2015 14:30

Drejtori i këtij Instituti, Naser Ramadani ka thënë për ORAinfo, se sot pasdite do të dalin disa nga analizat e bëra në liqenin e Badovcit, kurse disa të tjera do të dalin të hënën.

“Ne jemi duke kujdestaruar nga mbrëmë dhe jemi duke i bërë analizat”, ka thënë Ramadani.

Ai nuk ka mundur të pohojë nëse sot do të furnizohen sot me ujë të pijes nga liqeni i Badovcit qytetarët e Prishtinës.

“Ne nuk mundemi tash për tash të themi nëse do të lëshohet ose jo uji, kjo do të varet nga analizat”, ka thënë Ramadani.