Ambasadori slloven deklarohet për liberalizimin e vizave për Kosovën – Lajmi.net
Ambasadori slloven deklarohet për liberalizimin e vizave për Kosovën
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 17:04, 19 April 2016
Miljan Majhen, ambasadori slloven në Kosovë
Miljan Majhen, ambasadori slloven në Kosovë
Ambasadori i Sllovenisë në Kosovë, Miljan Majhen, ka thënë se Sllovenia e mbështet procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe, sipas tij, ky proces është në rrugë të mirë.

”Sllovenia e mbështet procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Natyrisht, dëshirojmë që të diplomati slloven.

Këto komente ai i bëri gjatë një ligjërate që e mbajti sot në  Kolegjin AAB, në temën “Politika e jashtme e Sllovenisë.

Sa i përket emigrimit ilegal të kosovarëve drejt vendeve të BE-së për një jetë më të mirë, ambasadori slloven tha se ky emigrim mund të ndalet vetëm me hapjen e vendeve të reja të punës.“Ju duhet të krijoni shumë vende të reja të punës. Është lehtë të thuash që krijon vende pune, por është proces, duhet shumë punë që ta bësh këtë. Vendet e reja të punës mund të hapën duke pasur investime, e për të pasur investime, juve ju duhet sundimi i ligjit dhe stabilitet ekonomik”, ka thekuar Majhen.

Në këtë ligjëratë, Majhen  foli edhe për sfidat e BE-së, ku sipas tij është çështja referendumit për daljen nga BE-ja e Britanisë së Madhe dhe çështja e refugjatëve.

Ndërkaq, në fund të kësaj ligjërate u zhvillua edhe një debat ku studentët e Kolegjit AAB parashtruan pyetje të cilave iu përgjigj diplomati slloven, transmeton Klan Kosova.

Fotolajm

Mos e gjykoni nga jashtë këtë shtëpi 135 vjeçare, ja si duket brenda
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Berry Rush
  • Play Bow Master
  • Play 8 Ball Pool
  • Play World Soccer Champion