Ambasadori slloven deklarohet për liberalizimin e vizave për Kosovën
Ambasadori i Sllovenisë në Kosovë, Miljan Majhen, ka thënë se Sllovenia e mbështet procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe, sipas tij, ky proces është në rrugë të mirë.
Lajme
”Sllovenia e mbështet procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Natyrisht, dëshirojmë që të diplomati slloven.
Këto komente ai i bëri gjatë një ligjërate që e mbajti sot në Kolegjin AAB, në temën “Politika e jashtme e Sllovenisë.
Sa i përket emigrimit ilegal të kosovarëve drejt vendeve të BE-së për një jetë më të mirë, ambasadori slloven tha se ky emigrim mund të ndalet vetëm me hapjen e vendeve të reja të punës.“Ju duhet të krijoni shumë vende të reja të punës. Është lehtë të thuash që krijon vende pune, por është proces, duhet shumë punë që ta bësh këtë. Vendet e reja të punës mund të hapën duke pasur investime, e për të pasur investime, juve ju duhet sundimi i ligjit dhe stabilitet ekonomik”, ka thekuar Majhen.
Në këtë ligjëratë, Majhen foli edhe për sfidat e BE-së, ku sipas tij është çështja referendumit për daljen nga BE-ja e Britanisë së Madhe dhe çështja e refugjatëve.
Ndërkaq, në fund të kësaj ligjërate u zhvillua edhe një debat ku studentët e Kolegjit AAB parashtruan pyetje të cilave iu përgjigj diplomati slloven, transmeton Klan Kosova.