Ambasadori serb: Brenda vitit, dhomë tregtie Serbi-Shqipëri

Ambasadori serb në Shqipëri, Miroljub Zariq, deklaroi sot se brenda vitit pritet të hapet një dhomë tregtie Serbi-Shqipëri.

Lajme

07/07/2016 15:57

“Kjo marrëveshje pritet të rrisë tregtinë mes dy vendeve. Do ketë përmirësim të marrëdhënieve ekonomike. Shkëmbimet tregtare mes vendeve janë rritur shumë”, tha Zariq.

Kryediplomati serb shtoi ndër të tjera se: “Kemi potencial për rritje të re të shkëmbimeve tregtare”.

Duke u ndalur tek shkëmbimet tregtare me Serbinë, kreu i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku deklaroi lidhjet ekonomike të Shqipërisë me Serbinë varen nga raporti Serbi-Kosovë. “Kërkohet qetësimi i raporteve Serbi-Kosovë”.