Ambasadori Lu flet për dekriminalizimin e politikës shqiptare

Ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu, vlerëson procesin e deritanishëm të pastrimit të listave të kandidatëve për zgjedhjet vendore të 21 qershorit, nga persona me të kaluar kriminale, pavarësisht se në to kanë mbetur ende të tillë.

Lajme

05/06/2015 19:47

Në një intervistë ekskluzive për Zërin e Amerikës, ambasadori amerikan, jep konsideratat e tij për fushatën zgjedhore.

Ai flet dhe për korrupsionin dhe nismën e administratës amerikane që zyrtarëve të korruptuar shqiptarë t’u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara.

Ambasadori Lu komenton dhe procesin e reformës në Drejtësi, rëndësinë e saj dhe mungesën e përfshirjes së opozitës.