Ambasadori amerikan i shqetësuar me praninë në Kuvend të deputetëve që janë nën arrest shtëpiak

Ambasadori amerikan Greg Delawie ka shprehur shqetësimin e  tij me situatën që po zhvillohet në ambientin e Kuvendit të Kosovës, ku u hodh gaz lotjsellës për tu pamundësuar mbajtja e seancës planeare, ani pse sekretarit i shtetit amerikan, John Kerry, kishte paralajmëruar që kjo gjë të mos ndodh më.

Lajme

14/12/2015 11:40

“Ajo çfarë  ne presim është që të kemi diskutim për ekonominë dhe papunsinë dhe kjo nuk ndihmon aspak në përmisimin e gjendjes se qytetareve”, tha Delawie, raporton lajmi.net.

Si shqetësim tjetër për ambasadorin amerikan është edhet prania e deputetëve në Kuvend,  të cilët do të duhej të ishin nën arrest shtëpiak.

“ Kjo më shqetëson më shumë se i pash deputetët në arrest shtëpiak që nuk iu përmbahen rregullave”, përfundoi ai./lajmi.net.