Ambasada amerikane kundërshton tërheqjen e faljeve selektive

Ambasada amerikane në Shkup ka reaguar pas vendimit të presidentit maqedon, Gjorgje Ivanov, për shfuqizimin e vendimit për faljet të 22 politikanëve.

Lajme

28/05/2016 10:45

Në reagimin e ambasadës thuhet se shfuqizimi i pjesshëm i vendimit për falje është i papranueshëm.

“Ashtu sikurse thamë javën e kaluar, tërheqja e pjesshme apo selektive e faljeve do të rrisë sensin e pandëshkueshmërisë në këtë shtet dhe do prevenojë Maqedoninë nga progresi në qëllimet e saj të rëndësishme, përfshirë këtu NATO-n dhe BE-në. Këtë çështje Maqedonia duhet ta pastrojë në mënyrë gjithëpërfshirëse, thuhet në reagimin e ambasadës.