Amazon të shesë produkte para se të porositen

Kompania amerikane, e cila në fund të vitit të shkuar deklaroi se në të ardhmen do të ketë në dispozicion aeroplanë të vegjël pa ekupiazh për dërgesa, muajin e fundit fitoi patentën për të ashtuquajturën “shitje paraprake”, raporton Wall Street Journal. Në bazë të kësaj, Amazon mund t’i paketojë dhe dërgojë produktet tek njerëzit në zona…

Lajme

19/01/2014 10:40

Kompania amerikane, e cila në fund të vitit të shkuar deklaroi se në të ardhmen do të ketë në dispozicion aeroplanë të vegjël pa ekupiazh për dërgesa, muajin e fundit fitoi patentën për të ashtuquajturën “shitje paraprake”, raporton Wall Street Journal.

Në bazë të kësaj, Amazon mund t’i paketojë dhe dërgojë produktet tek njerëzit në zona të caktuara që kompania pret se do i dëshirojnë, në bazë të blerjeve paraprake dhe faktorëve tjerë specifikë.

Në këto faktorë përfshihen: “Wish List” (produkte që vendosen në një listë për të i blerë më vonë), përbërësit e shportës së blerjes, kthimet e produkteve dhe praktika tjera të blerjeve online.

Amazon viteve të fundit ka punuar shumë në shkurtimin e kohës së dërgesës së produkteve në mënyrë që të ketë më shumë shitje dhe të fitojë kënaqësinë e klientëve, duke zgjeruar rrjetin e depove, duke bërë dërgesa në orë të vona, etj.

Kompania Amerikane nuk e ka parashikuar se sa kohë pritet të kursejë, apo kur do ta vendosë sistemin e ri në përdorim.

“Duket se Amazon po përfiton nga të dhënat e shumta që ka. Bazuar në të gjitha gjërat që kompania di rreth konsumatorëve, ajo mund të parashikojë kërkesat e tyre në bazë të faktorëve të ndryshëm”, deklaroi Sucharita Mulpuru, analiste në Forrester Research.

Për të minimizuar koston e kthimit të produkteve të padëshiruara, Amazon thotë se mund të konsiderojë ofrimin e zbritjes për konsumatorët, apo edhe dërgesën e produkteve si dhuratë.

“Dërgimi i pakove për klientët e dhënë si dhuratë promocionale mund të përdoret për të ndërtuar “goodwillin (emrin e mirë)”,  thuhet në patentë.