Alicia Keys fillon fushatën “pa grim”, vendosë të mos grimohet më (FOTO)
Këngëtarja Alicia Keys ka vendosur që të mos mbulohet më.
ShowBiz
Alicia Keys ka filluar një fushatë për të përforcuar femrat, dhe atë duke inspiruar ato që të dalin pa pasur nevojë të vendosin grim në fytyrën e tyre.
Këngëtarja e njohur ka filluar këtë fushatë me një ese ku ka shkruar për të gjithë presionin që po i bëhet femrave për t’u dukur në një mënyrë të caktuar, përcjellë lajmi.net.
Keys është shprehur kundër ‘mbulimit’: “As fytyrën time, as mendjen, as shpirtin, as mendimet, as ëndrrat e mia, as rritjen emocionale. Asgjë.”
Ajo po e mban premtimin, tani duke bërë një fotosesion të bukur, ku shfaqet pa asnjë pik grimi, ndërsa edhe në videoklipin më të fundit dhe në finalen e ‘Champions League’, është shfaqur me fytyrë të pastër./lajmi.net