Albërie Hadërgjonaj me plis në koncert për 10 vjetorin e Pavarësisë

Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj është emër shumë i dashur për publikun.

ShowBiz

18/02/2018 09:01

Ajo jeton dhe vepron në Amerikë, ku edhe mban koncerte shumë shpesh, shkruan lajmi.net.

Me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, këngëtarja u shfaq me plis në kokë në një koncert ku ishte e ftuar të performonte.

Këngëtarja ishte e veshur me një fustan të zi, që kishte disa elemente tradicionale, ndërsa plisi në kokë përçonte mesazh të fuqishëm tek masa.

Ajo ka publikuar edhe disa pamje të tjera në rrjete sociale, përmes të cilave dukej se po kalonte për mrekulli. /Lajmi.net/