Alarm për kancer tek meshkujt tullac

Meshkujt të cilët janë tullac në moshën 45 vjeçare, janë më të prirur për të krijuar kancer agresiv të prostatës, se sa ata të cilëve nuk u bien flokët.

Lifestyle

22/09/2014 21:13

Hulumtuesit amerikan kanë gjetur se ata të cilët i humbin flokët e tyre janë 40% më të rrezikuar nga krijimi i një tumori që rritet shpejt në prostatën e tyre, transmeton Lajmi.net.

Kjo ishte krahasuar me meshkujt të cilët nuk janë tullac.

Hulumtuesit gjetën se nuk kishte ndonjë lidhje rënja e flokëve me mundësinë e të pasurit kancer në prostatë, por ata gjetën se meshkujt të cilët nuk kanë flokë ishin më të rrezikuar nga ky kancer.

Kanceri agresiv i prostatës do të thotë se tumori është duke u rritur më shpejt se kanceri jo-agresiv.

Hulumtuesit thanë që të dy, kanceri i prostatës dhe humbja e flokëve tek meshkujt, mund të shkaktohet nga nivelet e larta të hormoneve seksuale mashkullore që quajtura androgjene dhe receptorët androgjen, transmeton Lajmi.net.

Një studim i mëparshëm nga Këshilli i Kancerit të Viktorias, Australi, kishte thënë se nivelet e larta të testosteronit – androgjeni më i zakonshëm – mund të shkaktojë rënjen e flokëve.

Kjo është për shkak se ka një ndikim të pafavorshëm në rrënjët e flokëve, duke vepruar në një hormon receptor për të ngadalësuar prodhimin e flokëve.

Nivelet e larta të testosteronit mund të shkaktojnë zhvillimin e qelizave kanceroze, thanë studiuesit australian.

Gjetjet e studimit të ri mbështesin kërkimet e mëhershme që sugjeronin se mund të ketë një lidhje biologjike në mes të rënjes së flokëve dhe kancerit të prostatës, thanë kërkuesit amerikanë.