Alarm në Durrës, zhduken dy anije me peshkatarë

Dy anije peshkimi në Durrës kanë humbur kontaktet me Kapitenerinë që prej pasdites së djeshme.

Lajme

22/06/2016 10:02

Burimet nga Porti i Durrësit bëjnë me dije se anijet me emrat ‘Çelepia’ dhe ‘Qamili’ janë të flotës së peshkimit të Durrësit.

Ato kanë qenë me ekuipazh të plotë me nga 3­4 persona brenda. Kapiteneria thotë se që prej pasdites së djeshme anijet nuk kanë pasur më asnjë komunikim me radio me autoritetet portale, shkruan panorama.al

Mësohet se kanë nisur kërkimet, por ende nuk ka asnjë sinjal prej dy anijeve të peshkimit. Teksa ka folur për mediat, Lulzim Mema, babai i Luan Memës, motorist i anijes “Celepia”, tha: “Kanë pesë ditë që anijet kanë dalë në det. I bëj thirrje shtetit të gjejë anijet, jemi të shqetësuar”.