AKU bllokohet 53.1 ton mish me salmonela

Autoriteti Kombëtari i Ushqimit në Shqipëri ka bërë të ditur se ka identifikuar një ngarkesë me 53.1 ton mish importi i cili rezultonte i kontaminuar me salmonela typhimurium.

Lajme

24/05/2018 18:30

Këto ngarkesa vinin nga Brazili dhe ishin të destinuara për tregun Shqiptar.

AKU thotë në një deklaratë se gjatë vitit 2018 janë identifikuar dhe kthyer mbrapsht veç dy rasteve të mësipërme edhe 78. 1 ton mish në kuadër të kontrolleve të çdo ngarkese me mish të importuar nga Brazili.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit thotë se kontrollon dhe realizon analizat e çdo ngarkese mishi nga Brazili për të garantuar në mënyrë të plotë sigurinë ushqimore të produktit që importohen./Top Channel