Aktori kosovar: Dhurata ime e vuri në hall mjekun japonez

Fatmir Spahiu është aktor shumë i dashur për publikun.

ShowBiz

03/07/2018 08:45

Ai është shumë aktiv në rrjete sociale në të cilat shpeshherë ndan me ndjekësit pjesë nga eksperiencat e tij jetësore, shkruan lajmi.net.

Meqë dje u zhvillua ndeshja Japoni- Belgjikë, Fatmiri tregoi një eksperiencë me japonezët dhe tregoi se i mbështet ata në atë ndeshje.

“Japonezt i du si komb dhe kulture. Per disa arsye, nje here moti nje mjeku te njohur Japonez i cili pate ardh ne Kosove me iniciative tem dhe me perkrahje te amasadorit Ahmet Shala te cilit kurr s’ja harroj, arsya e ardhjes ishte nje ligjerate ne QKUK. Doktorit qe ish emer i madh ne Japoni dhe bote ja pata bo dhurate nje shishe vere te Kosoves ne shenje falemderimi per kontributin e dhene. Besoni pat ra ne hall me at dhurate qysh me deklaru ne Tokio kur te mrrin. Deri sa ma kerkoj faturen e saj te cilen nuk e pata rujt sepse behet fjale per nje dhurate zemre. Kam pershtypjen se nga turpi i ndonje “korrupsioni” te paragjykuar as qe e ka mar me veti.
Pastaj ato qe kam lexu per ta jane te mahniteshme. Psh personin qe ne e quajme “ Berllogji “ pra puntorin e higjienes ata e quajne “Ingjinjer I Higjienes”
Nje fmi nese mer ushqim me shume se qe han dhe e len ne pjate per ta hudhur, konsiderohet turp i madh.

Une sonte jam me Japonezt”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/