Aksidentohet vetura e Ben Blushit

Vetura e deputetit socialist, Ben Blushi, me targa “TR 0611 L”, është aksidentuar pak më parë në aksin nacional Pogradec Qafë-Thanë, pranë fshatit Lin në Pogradec.

Lajme

22/06/2016 12:49

Në makinën e tipit “Volkswagen Touareg” nuk ka qenë deputeti Ben Blushi, por dy persona të tjerë, të cilët janë aksidentuar me një veturë tjetër, ku nga përplasja nuk ka pasur të lënduar në njerëz përveç dëmeve materiale.

Specialistët e sektorit të policisë rrugore kanë shkuar në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.