Aksidenti tragjik në Kavajë, daja i fëmijëve: Ja si ndodhi

Daja i dy fëmijëve të vegjël, 3 dhe 5 vjeç, të cilët humbën jetën në një aksident rrugor në Kavajë, gjatë kohës që po udhëtonin me nënën e tyre dhe vëllanë më të vogël vetëm 1 vjeç, ka treguar versionin e tij të ngjarjes.

Lajme

09/05/2016 20:17

Teksa autoritetet kanë fajësuar gjendjen e keqe të rrugës, dhe prokuroria ka nisur hetim për mbikëqyrësit e sigurisë në rrugë, vëllai i shoferes 24-vjeçare shkruan për “Jetaoshqef.al” se si qëndron e vërteta e këtij aksidenti, me qëllim informimin e qytetarëve mbi shkaqet e aksidentit dhe atë çfarë ndodhi më pas.

wAi tregon se nëna është hutuar nga zhurma që po bënin fëmijët e saj, duke i tërhequr vëmendjen dhe ka humbur kontrollin e makinës. Si pasojë, goma e makinës ka hyrë në kanalin anësor duke u përplasur me trafikndarësen, gjë e cila ka rezultuar fatale për djalin dhe vajzën e saj. Sipas tij, makina ka qenë duke udhëtuar brenda çdo norme, por ky ishte fati i vogëlushëve.

mXsHI8Nl