Aksidenti me pasojë vdekjen e dy fëmijëve të mitur

Për aksidentin tragjik në aksin Golem-Kavajë, ku humbën jetën dy të mitur, është arrestuar edhe një tjetër zyrtar i ARRSH-së.

Lajme

13/05/2016 16:03

Prokuroria e Kavajës ka nxjerrë urdhër arresti për Lekë Tushajn, drejtori i sigurisë dhe cilësisë në Autoritetin Rrugor Shqiptar Kavajë.

Një ditë më parë urdhër arresti u lëshuan edhe për dy zyrtarë të tjerë të ARRSH-së, Dritan Fejzo, drejtori juridik i ARRSH-së, dhe Bib Gjomakaj, drejtori rajonal i Autoritetit Rrugor të Tiranës.

Shkak i aksidentit në Kavajë ka qenë prishja e trafikndarëseses, për interes të një pike karburanti në pronësi të babait të shefit të kabinetit të ministrit të Transporteve, Edmond Haxhinasto.