Aksidenti në Burrel, në makinë katër persona të së njëjtës familje (Foto)

Në automjetin që u aksidentua sot në afërsi të tunelit të Shkopetit udhëtonin tre vëllezër dhe një kushëri i tyre, të gjithë punëtorë ndërtimi. Katër personat që ndodheshin në mjetin tip “Benz” po ktheheshin nga puna.

Lajme

30/04/2016 17:44

Sipas policisë, viktimat janë Afrim Rexhepi dhe Fitim Nelku, ndërsa të plagosur janë Artan dhe Ajet Rexhepi.

Aksidenti rrugor është shënuar pak pas mesditës në aksin Tiranë-Peshkopi.

Një automjet tip “Benz” me targë AA 923 FH ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në ujërat e liqenit Shkopet.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në afërsi të tunelit të Shkopetit.

Policia e Laçit, Burrelit dhe Peshkopisë mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa të plagosurit janë transportuar në spital, ku po u jepet ndihma mjekësore.

Aksidenti dyshohet se ka ndodhur si pasojë e humbjes së kontrollit nga ana e drejtuesit të mjetit, ose ndonjë problem shëndetësor i tij.

makina-e-aksidentuar-465x620