Aksident tragjik, dy të vdekur dhe tre të plagosur

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës, ku si pasojë kanë gjetur vdekjen dy persona dhe tre të tjerë janë plagosur rëndë.

Lajme

21/05/2016 09:16

Në aksidentin e ndodhur tek unaza e plazhit, fillimisht u njoftua për një të vdekur, por personi i dytë humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të rënda.

Në veturë, pasagjerët ishin nga Shkozeti dhe ende nuk dihet identiteti i tyre.

Vetura kishte targat AA 4868 R. Ajo është përplasur me një mur mbrojtës.

Policia e Durrësit dhe ambulancat shkuan në vendin e ngjarjes dhe transportuan të plagosurit.