Aksident si në filmat aksion, makinat përplasen në bulevard (Foto)

Një skenë aksidenti, e denjë për filmat aksion, është fotografuar mbrëmë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm.

Lajme

01/05/2016 11:16

Dy mjete, njëri tip “Golf” dhe tjetri tip “Fiat” janë përplasur me njëra-tjetrën, fatmirësisht pa shkaktuar viktima.

Siç duket edhe nga pamja, njëra prej makinave është përmbysur plotësisht.

Dyshohet se shkak i aksidentit mund të jetë bërë drejtimi i mjeteve në gjendje të dehur.