Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Vlorë, vdes një person (Foto)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë Vlorë, ku siç raportojnë dëshmitarë në vendngjarje, ka një viktimë dhe disa te plagosur.

Lajme

28/06/2016 09:03

Nga sa duket ka ndodhur një përplasje e një furgoni me trafikndaresen. Ndërkohë që mësohet se furgoni drejtohej nga një 22 vjeçar, i cili ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me trafikndarësen.

“Një automjet tip “Furgon” me targë AA050EK, me drejtues shtetasin M.H., 22 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar mjetin në drejtim të Fierit, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me traversën anësore, ku për pasojë e këtij aksidenti janë dëmtuar 7 shtetas, ndërsa 1 tjetër ka humbur jetën në vend. Punohet për identifikimin dhe gjeneralitetet e personave”, thuhet ne njoftimin e policisë.

13555754-10154487136089349-521393774-o_1467094411-3651051 13524002-10154487136124349-484857353-o_1467094392-3292504