Aksident përpara një shkolle në Korçë, 15-vjeçari rrezikon jetën e nxënësve

Një aksident ka ndodhur sot në qytetin e Korçës në afërsi të daljes së shkollës “Naum Veqilharxhi” gjatë momentit kur po dilnin nga mësimi.

Lajme

08/06/2016 20:53

 

Akisidenti është shkaktuar nga një 15-vjeçar. Mjeti BMW me targë AA 666 IF ka qenë duke kaluar me shpejtësi në rrugën “Partizani” dhe është përplasur me një mjet të ndaluar.

Sipas policisë, në rrugën “Partizani” në afërsi të shkollës Naum Veqilharxhi, janë përplasur automjeti tip “BMW” me targa AA666IF  me mjetin tip “Citroen” me targa TR6502U, ku për pasojë janë dëmtuar dy shtetasit Y.B, rreth 25 vjeç (drejtuesi i mjetit Citroen) dhe shtetasi M.D rreth 15 vjeç të cilët u dërguan në Spitalin e Korçës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.