Aksident ne Zhur të Prizrenit, pesë të lënduar

Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore pas një aksidenti të ndodhur në fshatin Zhur në Prizren. Në këtë aksident në të cilën janë përfshirë dy vetura, përveç drejtuesve të veturave lëndime kanë pësuar edhe tri pasagjeret të cilat ndodheshin në veturën e tipi VW Jeta.

Lajme

01/03/2016 11:31

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur kur drejtuesi i veturës VW Jeta, qytetarë i Kosovës i nacionalitetit boshnjak, ka bërë shkyçje të pasigurt dhe është ndeshur me veturën me BMW e drejtuar  nga viktima mashkull K-Shqiptar, transmeton lajmi.net

Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime trupore pësojnë dy ngasësit dhe tri pasagjeret, viktimat femra K-Boshnjake, të cilët pas tretmanit mjekësor njeri hospitalizohet ndërsa të tjerët lirohen.