Aksident në Korçë, plagoset rëndë një fëmijë

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Korçës.

Lajme

30/06/2016 15:18

Fëmija 7 vjeç me inicialet O.I është përplasur nga një makinë dhe si pasojë ka marrë dëmtime në kokë.

Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit, por për shkak të gjendjes së rëndë është transportuar drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Policia po heton shkaqet e aksidentit.