Autobusi përplas vajzën 16-vjeçare

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Birnaj të Korçës. Sipas policisë shtetasi Kostaq Tytymçe, duke drejtuar një autobus me targa AA427GR ka aksidentuar vajzën me iniciale I.D, rreth 16 vjeç, banuese në fshatin Biranj.

Lajme

14/06/2016 14:42

Mësohet se në momentin e aksidentit, e reja ka qenë duke kaluar rrugën

Vajza është dërguar në Spitalin e Korçës, ku po merr ndihmën e nevojshme  mjekësore, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes