Aksident në Kaçanik, humb jetën një i mitur

Një i mitur nga fshati Biqec i Kaçanikut, ka vdekur pas një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë në orën 21: 15 minuta njofton Policia e Kosovës.

Lajme

02/08/2018 09:56

Sipas tyre i mituri kishte qenë udhëtarë në një veturë ku drejtuesi i saj nga pakujdesia ka shkaktuar vetë-aksident,ku fëmija kishte pësuar lëndime fatale.

“Vozitësi mashkull K-shqiptar me veturë e tij nga pakujdesia ka shkaktuar vetë-aksident trafiku. Si pasojë e aksidentit, lëndime fatale ka pësuar një pasagjer i mitur”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Lajmi.net/