Aksident i rëndë në Lushtë të Mitrovicës, lëndohen disa persona (Foto)
Rreth orës 7:30 minuta në fshatin Lushtë, komuna e Mitrovicës, ka ndodhur një aksident ku si pasojë të aksidentuarit kanë marr lëndime trupore.
Lajme
Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin, shkruan lajmi.net.
Kujtojmë, se lajmi.net ka raportuar dje edhe për një aksident po në këtë fshat ku humbi jetën një 37 vjeçar pasi, sipas policisë, kishte humbur kontrollin e automjetit dhe ishte hedhur në humnerë.
Fotografit nga vendi i ngjarjes i ka dërguar një lexues i lajmi.net.


