Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, tre të vdekur

Përplasja e tri automjeteve në aksin rrugor Levan-Tepelenë ka rezultuar me tre persona të vdekur dhe pesë të plagosur.

Lajme

16/04/2014 18:05

Aksidenti tragjik ndodhi paraditen e së mërkurës në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Kafaraj. Si raporton BW, në aksident janë përfshirë një furgon dhe dy vetura.

Gjithsej janë nxjerrë nga automjetet e shkatërruara pesë të plagosur, tre nga të cilët janë në gjendje kritike për jetën.

Dyshimet e policisë janë se aksidenti është shkaktuar nga furgoni, drejtuesi i të cilit humbi jetën nga përplasja e fortë me dy automjetet e tjera.

Në njërën veturë ndodheshin pesë anëtarë të një familje, të cilët po udhëtonin drejt Greqisë.