“Akademia” boton numrin e parë – Lajmi.net
“Akademia” boton numrin e parë
Autori: Lajmi.net Kulturë/Arte 9:45, 19 December 2017
Revista më e re dhe më e madhe kulturore, gjuhësore dhe mediale në Kosovë, “Akademia”, me mbi 550 faqe të formatit b5, ka dalë nga shtypi dhe nga kjo e enjte mund ta blini në redaksinë e gazetës “Epoka e re” në Prishtinë. Sipas kryeredaktorit të kësaj reviste, Berat Armagedoni, i cili është edhe drejtor i shtëpisë botuese “Armagedoni”, në kuadër të së cilës është shtypur kjo revistë, publikimi i “Akademisë” do të botohet çdo katër muaj dhe në secilin numër do të sjellë rubrika të reja, të cilat, për shkak se po shkruhen rrallë, kanë nisur të harrohen shumë si, për shembull, reportazhi, udhëpërshkrimi etj.

Në numrin e parë të kësaj reviste janë botuar ese, kritika (recensione), studime nga fusha e letërsisë, e dramaturgjisë, e teatrit, e filmit, e gjuhës, e medias, pastaj tregime, proza poetike dhe poezi. Janë prezantuar me tekste 19 autorë të huaj dhe 41 autorë shqiptarë, të cilët i kanë shkruar këto lloje të shkrimeve.

Revistës i prinë kjo parathënie e shkruar nga redaksia, në përbërje të Salajdin Salihut, Adem Gashit, Haqif Mulliqit, Rovena Vatës dhe Arif Molliqit:

“Përdorimi i teknologjisë informative dhe hapja e mediumeve, portaleve e rrjeteve sociale pothuajse e ka bërë të panevojshëm shpjegimin ose shpjegimet edhe për çështjet formale si, bie fjala, për kuptimet e nocioneve, të emrave dhe të dukurive.

Ç’të themi për ‘Akademinë’?

Mjafton një buton a zë në ‘Google’ dhe ‘Wikipedia’ dhe secila prej tyre ta shfaqë ‘Akademinë e Platonit’ me kohë e me vend themelimi. Po i lëmë mënjanë edhe fjalorët shpjegues ku gjendet përkufizimi për të si institucion edukativ e arsimor e të tjera.

Nuk i shmangemi dot as shoqërimit të ideve që na i dikton emërtimi i revistës. S’ka si të mos na vete mendja te një Akademi shqiptare në Tiranë që bëhet e zhbëhet sa herë ndërrojnë qeveritë; s’ka si të mos na kujtohet një Akademi e Shkencave dhe e Arteve në Prishtinë që është shndërruar në dërrasë kërcimi drejt pagës pas rënies nga postet të aktivistëve partiakë.

Duket cinike kjo? E nisim për së mbari, pra.

Akademia jonë është një revistë për kulturë, shkencë, gjuhë, art, arsim, media e të tjera. Derë e hapur për mendje të hapura, për njerëz të ditur e për krijues me vokacion.

Sigurisht që kemi qëllime, pretendime dhe aspirata për ta shpënë përpara nivelin e vlerave. Konkurrenca në këtë lëmë është treg i hapur ku ngrihesh, bie ose gjëllin vuajtshëm.

Po më tej?

Pavarësisht prej kalendarit të saj të publikimit, ne duam që Akademia të lexohet gjatë gjithë vitit ose edhe më tej. Provën e parë e keni në duar. Të dytën jua sjellim pas katër muajve”.

 PËRMBAJTJA E REVISTËS

 ESE

Mario Vargas Llosa, Si e mbyti argëtimi global letërsinë

Bajram Kosumi, Kultura shtetformuese shqiptare në dekadën e dytë të shekullit XXI

Ardian Kyçyku, Njeriu si peng

Salajdin Salihu, Sorgot, aristokracia shqiptare e Dubrovnikut

Ibrahim Gashi, Të rimenduarit dhe të rishkruarit e historisë sonë kombëtare

Ali Pajaziti, Dekadenca: Trajtim nga këndi i Calinescut

Hajdin Abazi, Post e vërteta: ç’mund të mësojë filozofia nga arti

KRITIKË

Rexhep Qosja, Dijetari largpamës

Shefkije Islamaj, Poezia e Agim Vincës, kuptim dhe bukurzanim

Bedri Zyberaj, Anatomia e një trinie

Dije Demiri-Frangu, Anatomia e gruas në vargje

Alma Lamçja, Semiologjia dhe mesazhet e Pasolinit për shoqërinë tonë

Klodian Briçi, Poemat e shkurtra të Miltonit

Jorida Sotiri, Nusja e mrekullueshme

STUDIME

Zymer Ujkan Neziri, Mërgimi në eposin heroik legjendar shqiptar: martesa e kreshnikut me vajzën e bukur të kralit

Irena Gjoni, Kontraversi i kultit të detit në Bregdetin e Jonit

Albanë Mehmetaj, Kokalari qindvjeçare

Rovena Vata, Roli i ëndrrës si element psikologjik në rrëfenjat e Mitrush Kutelit

PROZË/TREGIME

Sinclair Lewis, Shoferi i taksisë

Etgar Keret, Pastrami

Charles Bukowski, Stirkoff

Sllavko Pregl, Me libër nëpër botë

Çezare Paveze, Vitet dhe Vanda

Jean Yves Carlen, Mali

Alexandru Monciu-Sudinski, Dokumentar

Ragip Sylaj, Libri i letrave

Eris Rusi, Në kërkim të vdekjes

Arlind Farizi, Nëntë këngë dhe një ninullë

POEZI

IZET SARAJLIQ

Fati sipas mënyrës sarajevase

Granata nga Mërkoviqi

Pas plagosjes

Vllado Dijakut

Miqve nga Jugosllavia e dikurshme

Motrat

Qen endacak

Djegia e librave

Që ta mbijetoj gjithë këtë

Kërkoj falje

JORGO SEFERIS

Pauzë lumturie

Arrati

Mikena

Fëmijë

Adoleshent

I ri

Burrë

 PIER PAOLO PASOLINI

Poezi për Marilyn Monroe

 ÇEZARE PAVEZE

Të kthjellët zvarriten mëngjeset

Natën që ti fjete

Në mëngjes ti gjithmonë kthehesh

Vdekja do të vijë e do t’i ketë sytë e tu

JEVGENI JEVTUSHENKO

Na ikin nënat

KOSTANDIN P. KAVAFIS

Odisea e dytë

Kush dështoi

Guri i shahut

Në shtëpinë e shpirtit

La jeunesse blanche

Beteja detare

Kur roja pa dritën

Fundi i Antonit

ODISEAS ELITIS

Monograma

ANA AHMATOVA

Jeta e këmbyer

CÉSAR VALLEJO

Lajmëtarët e zinj

Zhgjethim i shenjtë

Nën plepa

Babel

………………….?

E patenzonë

Agape

NIELS HAV

Poezia & paraja

Thuaj diçka

Në mbrojtje të poetëve

Duke gjuajtur hardhuca në errësirë

Diçka ka ndodhur

Detektori i broçkullave

ERENESTINA GJERGJI-HALILI

Bâbë

30 denarë dhe nji puthje

Dheu

N’porta t’parrizit

N’katedralë

Resa

Njelmë

Pésë plâgë

Anë

Kânga e kângve

ADEM GASHI

Molla e kuqe

Curriculum vitae

Byrek

Shfaqje e dështuar

S’kam shpëtim nga shigjeta jote

SALI BASHOTA

Si zjarri i shpirtit

Nëse loti i syrit pikon

Kur heshtin zogjtë

ARIF MOLLIQI

Bukuri e egër

Më thuaj a të marr për dore

Po zbërtheje vdekjen në adresë të gabuar

Rrugë që më trembë

Si kripën dashtë t’kam

Vdekja e një mbretëreshe

ISUF SHERIFI

Çiftelia

Kitara

Lahuta

Fyelli

Kavalli

Rrëfimi për pesë telat e sharkisë

MEHRIJE DACI

Zgjim

Fryma

Burrë

Tjetër

Një e dy

Gjithmonë

Më shumë

Dëshirë

Jam aty

A është

Si mjegull

LULËZIM ETEMAJ

Kryefjala

Heshtja

Në rreth

Pa titull

Mëkati

SADIK KRASNIQI

Këmisha me flutura

Ai do të kthehet

Cili jam

Ecje mbi gjethe

Janë disa shtigje

Psalm dëshmie

Fluturim i zi

SHEFQET DIBRANI

Duart hyjnore

Ne gjenerata e shkretë

Pse heziton?!

Mall erotik

“Whisky”

Ah… at(ë)dhe ç’më bëre gdhe

BUJAR MEHOLLI

Një ditë nën qiellin plumb

Në fshat

Alda

Në vend të huaj

I kujtoj ato net

Ti dhe unë

Nga Madridi në Napoli

BRIKENA QAMA

Adresa

Detit që të merr

Dilemë

Punë që duhen kryer

Rrënim i pameritë

Këshillë simbolike

ALBANA KOZELI

Ëndrrat e përdorura

Udhëkryq

Eja drejt meje

ARTE DRAMATIKE

JOSIF PAPAGJONI

Shoqëria, morali, doktrina, njeriu

EMIN Z. EMINI

Teatri epik i Brehtit

DONARD HASANI

Dramatizimi në letërsinë shqipe, proces estetik apo pragmatik: rasti Kadare

BERAT ARMAGEDONI

Për dramën ‘Sfinga e gjallë’ të Rexhep Qosjes

ARIAN KRASNIQI

Transfigurimi i Skënderbeut në personazhin me emrin Selim

GJUHË

MENTOR HAJRIZI

Përdorimi i fjalëve të huaja në raportimet e mediave të shkruara

ARSIM JONUZI

Emërtime shqipe të pesë kohëve të faljes islame

MEDIA

SIOBHAN MCGRATH

Teknologjitë e reja të medias në familje

MUHAMET MAVRAJ

Diçka për teorinë e ndarjes së pushtetit dhe praktikën e pushtetit të katërt

GANIMET KLAIQI

Njoftueshmëria në titujt gazetave në Kosovë. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO