‘Ajo’ sërish kënga më e pëlqyer e javës (VIDEO) – Lajmi.net
‘Ajo’ sërish kënga më e pëlqyer e javës (VIDEO)
Autori: Lajmi.net EntertainmentKënga e javës 22:28, 21 August 2016
Geti - Majk
Geti - Majk
Edhe këtë javë si 'këngë të javës' kemi hitin ‘Ajo’ nga Getoar Selimi dhe Majk.

Lexuesit e lajmi.net edhe këtë herë kanë votuar hitin ‘Ajo’ si kënga më e mire për këtë javë.

Hiti i djemve të Babastars po vazhdon të pëlqehet e të dëgjohet me të madhe. Kjo vërehet nga votat e shumta që po marr vazhdimisht javë pas jave.

Konkurrencë edhe këtë javë për ta ka qenë kënga e dyshes së OTR, ‘Bow Down’, por që sërish janë mjaftuar me vendin e dytë.

Hyrja e javës së kaluar, bashkëpunimi ‘Hajmali’ nga Ermali dhe Gjiko ka arritur të marrë votat për t’u pozicionuar në vendin e tretë ndërsa ‘Bongo’ është ngjitur për dy pozita, duke marrë vendin e katërt.

Kënga e Ledrit me Florin, ‘Nuk ma la’ ka rënë në vendin e pestë, duke përmbylur kështu poesëshen e këngëve më të votuara.

Këtë javë nga toplista dalin këngët ‘Ku je’ nga Kida dhe Getinjo dhe kënga më e re e Nora Istrefit, ‘Majëm’, me të cilën duket se ora nuk mund ta përsërisë suksesin e këngës së kaluar.

Ju mund të votoni për dy propozimet e reja këtë javë: “Syn i jemi” nga Ronela dhe Young Zerka dhe baladën “M” të Zanfinës.

Votoni KËTU për një ose më shumë nga propozimet tona.

Kjo është renditja e top 10 këngëve për këtë javë:

  1. ’Ajo’ – Ghetto Geasy ft. Majk – PN
  2. ‘Bow down’ – Enca ft. Noizy – PN
  3. ‘Hajmali’ – Ermali ft. Gjiko – ER
  4. Bongo’ – Dhurata Dora ft. Capital T – +2
  5. ‘Nuk ma la’ – Ledri ft. Flori – -2
  6. ‘Na e dina’ – Samanta ft. Gent Fatali – -1
  7. ’Njësoj’ – Elvana Gjata – +1
  8. ‘I re pishmon’ – Lyrical Son – -1
  9. ‘Ku je’ – Kida ft. Getinjo – -5
  10. Majën – Nora Istrefi – ER

VOTONI për këngën më të mirë të kësaj jave.

Fjalët kyçe: java 32, Kënga e Javës

Fotolajm

Trudeau ndihmon një të ri me karrocë (Foto)
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Bow Master Japan
  • Play Pro Kicker Frenzy