Airana dhe Afrona ‘shkëlqyen’ në dasmën e Samir Ujkanit (Foto)

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Samir Ujkani mbrëmë i ka dhënë fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë e tij me Efnanin.

ShowBiz

03/07/2017 12:18

Dasma e Samirit ka mbledhur mbrëmë shumë fytyra publike në një vend, shkruan lajmi.net.

Në mesin e tyre ishin edhe këngëtarët e njohur, Ermal Fejzullahu me bashkëshorten Ariana, si dhe Blero Muharremi me të fejuarën e tij, Afronën.

Në këtë dasmë, Ariana dhe Afrona ishin ato që padyshim të binin në sy me paraqitjen e tyre.

Ato ‘shkëlqyen’ përkrah partnerëve të tyre, duke u argëtuar pa fund në dasmën e mikut të tyre. /Lajmi.net/