Ahmeti: Zaevi dhe Gruevski, fajtorët e krizës në vend

Kryetari I BDI-së Ali Ahmeti në emisionin "Click Plus" theksoi se VMRO DPMNE dhe LSDM janë dy partitë që krijuan krizën politike në vend dhe sipas tij ato duhet të jenë më të përgjegjësive sepse, siç tha shqiptarët nuk mund të durojnë më tepër.

Lajme

20/04/2016 18:55

“Mos bëhemi sikur ky vend nuk është i yni, kemi përgjegjësi për këtë vend. Me përgjegjësi duhet të sillen edhe dy partitë politike maqedonase. BDI dhe partitë politike shqiptare nuk janë ata që e shkaktuan këtë krizë. Të dy palët duhet të reflektojnë. Të mos i vënë në rend të parë interesat e tyre  partiake qoftë LSDM-ja qoftë VMRO-ja,  por të vënë interesin e shtetit, sepse edhe BDI-së edhe shqiptarëve deri në hundë u ka ardhur,” tha në emisionin “Click Plus”, Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Madje kryetari i BDI-së theksoi se alternativa e vetme për të dalë nga kriza është mbajtja e zgjedhjeve me 5 qershor.