Ahmeti për fatin e 3 vjeçarit sirian të vdekur në bregun turk: Me atë fotografi të qash është pak  

Gjatë ditës së djeshme ka qarkulluar nëpër mediat e gjithë botës, fati i trishtuar i një fëmijë sirian, 3 vjeçar, i cili u gjet i vdekur në bregun turk.

Lajme

03/09/2015 09:56

Të shumta kanë qenë komentet nëpër rrjete sociale në lidhje më emigrantët dhe mënyrën e ashpër të Evropës që po sillet ndaj tyre, raporton lajmi.net

Edhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka shprehur dhimbjen e thellë për fatin e sirianit të vogël.

Ky është postimi i plotë i Shpend Ahmetit në Facebook:

Në qershor të këtij viti Simon Kneebone publikoi një karikaturë tepër domethënëse të cilën po e postoj sot këtu. Në pyetjen e policëve që presin refugjatët me tyta “nga jeni?” në anije i përgjigjen “nga Toka”.

foto

Nuk po e ripostoj foton e Aylanit 3 vjeçar në brigjet e Turqisë edhe pse mendoj se të gjithë duhet ta shohin. Me atë fotografi të qash është pak, të shkruash diçka në facebook si unë është turpshëm pak, të bisedosh me të tjerët është pak. Në fakt gjithçka është pak, sepse fati i tij të zhvesh nga çdo mburrje që ke me vetvetën, shoqërinë e njerëzimin. Fati i tij po tregon pafuqinë tonë si shumicë e njerëzimit ti parandalojmë këto fate. Kjo pafuqi është e padurueshme, prandaj nuk mund ta shikojmë gjatë foton sepse na turpëron.

We need a new Europe/lajmi.net