Ahmeti mundohet të arsyetohet, faktet flasin ndryshe për mungesën e flamurit në takim me serbët (Foto)

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas publikimit të një  fotografie  në të cilën shihet se si ai, në takimin me zyrtarët e Listës Serbe e kishte larguar flamurin kombëtar.

Lajme

29/04/2016 23:43

Në këtë takim i pari i Prishtinës, njëherësh anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti e ka larguar flamurin kombëtar nga tavolina e zyrës së tij, duke e vendosur vetëm atë të Komunës, raporton lajmi.net.

Madje në një postim të vetin në facebook, Ahmeti thotë se qëndrimi i tij rreth kësaj çështjeje nuk ka ndryshuar asnjëherë.

“Qe dy vite, disa mediume bëjnë tema të paqena me foto të zyres se cilat flamuj vendosen e ku vendosen. Sot paskan thënë se nuk ka pasur flamur kombëtar në zyre. Besoj se qëndrimin tonë dhe qëndrimin tim e kemi bërë të ditur shumë herë publikisht dhe privatisht në takime. Ai qëndrim nuk ka ndryshuar”, ka shpjeguar ai.

Por, për ta bërë më bindës qëndrimin e tij, Ahmeti ka bashkëngjitur edhe një fotografi në të cilën shihen flamuri shtetërorë dhe ai kombëtar.

Ndërsa një gjë e tillë mungonte në tavolinën e tij, sikurse kishte ndodhur në të gjitha takimet që ai kishte zhvilluar me përfaqësues tjerë politikë.

Sikurse shihet në fotografinë e mëposhtme, Ahmeti bie në kundërshtim me qëndrimet e tij./Lajmi.net

Fotografia nga takime të ndryshme të Shpend Ahmetit:

13101139_10208542110726918_1332211669_n

 

Fotografia e postuar nga Shpend Ahmeti si arsyetim: