Ahmeti: Maqedonia në situatë kaotike, të ofrojmë zgjidhje

Kreu i Bashkimit Demokrat për Integrim, Ali Ahmeti, deklaroi se vendi gjendet në një situatë tepër kaotike, ku duhet të mendohet shumë mirë çdo lëvizje që bëhet për të mos krijuar situata pa rrugëdalje.

Lajme

26/04/2016 17:21

Deklaratat e Ahmetit u bënë gjatë një takimi të Forumit Rinor të partisë së tij.

“Jemi në një situatë ku BDI-ja duhet të ofrojë zgjidhje”, deklaroi Ahmeti.

Lideri i BDI-së tha se partia e tij ka qenë e përkushtuar për respektimin e Marrëveshjes së Shkupit më 2 qershor, e arritur edhe me përfaqësuesit ndërkombëtarë BE dhe SHBA.

“BDI me fanatizëm është e angazhuar që kjo të mos cenohet dhe të mos shkatërrohet”, tha Ahmeti, duke iu referuar Marrëveshjes së Shkupit.