Afrim Gashi nga Lëvizja Besa: Maqedonisë as era shtet nuk i vjen

Sekretari i përgjithshëm i partisë Besa në Maqedoni, Afrim Gashi është i ftuar në Zona B të Klan Kosovës.

Lajme

18/04/2016 22:45

Ai ka thënë se Maqedonia ka telashe të mëdha politike.

“Maqedonia po përballet me një krizë politike që e tejkalon edhe atë të vitit 2001, atëherë kishim krizë në siguri tash kriza është institucionale”.

Ai madje ka përmendur rastin e kryeministrit maqedon Nikola Gruevski duke thënë se ai është falur pesë herë ndonëse është paditur për pesë aktakuza.

Sipas Gashit, në Maqedoni është rrënuar shumëçka.

“Maqedonisë as era shtet nuk i vjen, marrë parasysh shtetet tjera, aty është rrënuar gjithçka. Në Maqedoni kohë të gjatë gërshetohet dy koncepte, ai i Moskës që shkon në Beograd dhe drejt në Athinë, kurse tjetri është perëndimor, që përmes Brukselit kalon në Shkup”.