AFP: Jeremiqin e pret veto për shkak të kundërshtimit të pavarësisë së Kosovës

Kandidati i Serbisë për sekretar të përgjithshëm të OKB-së, Vuk Jeremiq, me siguri do të përballet me veton e fuqive perëndimore në raundin e gjashtë të votimit që mbahet sot, shkruan AFP.

Lajme

05/10/2016 15:42

Siç thuhet, kjo do të ndodh për shkak të qëndrimit të tij kundër NATO-s dhe kundër pavarësisë së Kosovës, transmeton lajmi.net.

AFP thekson se të martën një grup i organizatave joqeveritare “1 për 1 miliard” që luftojnë për transparencë, i ka dërguar letër ambasadorëve të pesë vendeve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit duke apeluar që mos të bëhet tregti me mbështetjen e kandidatëve.

Shefi i ri i OKB-së duhet të jetë në gjendje të përzgjedh ekip të fuqishëm i cili do të emërohet “jo si rezultat i marrëveshje politike”, ka thënë anëtari i fushatës, Bill Pays, transmeton AFP.

Votimi i sotëm, siç edhe më herët, do të jetë anonim, por vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit që kanë të drejt veto do të kenë fletëvotime me ngjyrë.

Një votë negative me fletëvotim me ngjyrë nga njëra prej pesë shteteve anëtare të përhershme të OKB-së: SHBA, Rusia, Kina, Britania e Madhe dhe Franca – do të thoshte se kandidati përballet me veto dhe ai eliminohet.

Edhe më herët është raportuar se Jeremiq është i padëshiruar për ta zënë vendin e Ban Ki Moon-it, pasi që si ish ministër i Jashtëm i Serbisë ka mbajtur qëndrim armiqësor ndaj Kosovës dhe vendeve që e kanë mbështetë pavarësinë e saj. /Lajmi.et/