Afganistani në protestë kundër ISIS-it (Foto/Video)

Mijëra protestues kanë dalë rrugëve të kryeqytetit të Afganistanit duke kërkuar drejtësi me arkivole në duar, që brenda mbanin trupat e shtatë viktimave të etnisë Hazara që u dënuan me heqje koke nga Shteti Islamik.

Bota

11/11/2015 22:17

Në protestë kanë marrë pjesë gra dhe burra të entive të ndryshme në Afganistan, si pashtunianë, tajikianë, uzbekë dhe hazaras. Ata marshuan rreth Pallatit Presidencial duke kërkuar nga qeveria që të ndërmarrë aksione kundër dhunës në rritje ndaj civilëvë në Afganistan, transmeton arbresh.info.

Sipas autoriteteve afgane, pengjet të komunitetit Hazara ishin kapur nga militantët e ISIS-it më shumë se një muaj më parë dhe ishin mbajtur në distriktin e Agrandhabit në Provincën e Zabulit.

Tri grave, tre fëmijëve dhe dy burrave i janë hequr kokat me tel me gjemba, kanë konfirmuar autoritetet. Trupat e tyre janë zbuluar nga talebanët që i dorëzuan ata tek fiset e tyre tribaletë shtunën në provincën e Ghaznit, prejku edhe ishin kidnapuar.

“Do t’i vazhdojmë përpjekjet për sigurinë e familjeve tona. Është e drejtë e jona të ndihemi të sigurt. Çfarë u ka ndodhur këtyre gr ave dhe këtyrë fëmijëve mund të na ndodh edhe neve”, ka thënë aktivisti i shoqërisë civile Shahzaman Hashemi për “Al Jazeera.”

Qeveria afgane ka shpallur ditë zie të mërkurën për shkak të këtyre vrasjeve

Image: Women chat slogans as they carry one of the coffins

YouTube player