Adriatik Kelmendi: AKR (për)fituesja më e madhe e zgjedhjeve

Gazetari Adriatik Kelmendi, ka thënë se për)fituesja më e madhe e zgjedhjeve të sivjetshme në Kosovë është - Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit.

Lajme

19/11/2017 22:22

Kelamendi ka përmendur 4 për qind të zgjedhjeve parlamentare, udhëheqjen e gjysmës së qeverisë dhe fitoren në Mitrovicë dhe koalicionit në Prishtinë, transmeton lajmi.net.

Shkrimi i plotë në Facebook:

“Dhe, të mos harrojmë, (për)fituesja më e madhe e zgjedhjeve të sivjetshme në Kosovë është – Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit.

Me 4% në zgjedhje parlamentare udhëheq gati gjysmën e qeverisë së Kosovës.

Me po aq në zgjedhje lokale do të udhëheq me Mitrovicën dhe pret të bashkudhëheq me Prishtinën.

#HakmarrjaeMadheeHajvalisë2”, shkruan ai. /Lajmi.net/